Vladimir Putin fillon mandatin e tij të pestë si president i Rusisë me një ceremoni inaugurimi në pallatin e Kremlinit. Ai arriti në mandatin e pestë pasi shkatërroi opozitën dhe kundërshtarët e tij politikë, nisi luftën shkatërruese në Ukrainë dhe konsolidoi të gjithë pushtetin në duart e tij.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Putin duke vënë në shënjestër Perëndimin, tha se Moska nuk po refuzon një dialog me vendet perëndimore për të punuar me Rusinë.
Ai tha se Rusia është e gatshme të bëhet një partner “i ndershëm” me këdo që është i gatshëm.
“Ne as nuk po refuzojmë dialogun me vendet perëndimore, ne do të shohim nëse ata do të vazhdojnë të ndalojnë zhvillimin e vendit tonë dhe të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi vendin tonë ose të kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar me ne”, tha Putin.
Ne ceremoni nuk u pa ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Më herët zëvendesi i tij u arrestua për korrupsion. Ndërkohë që pjesë e ceremonisë ishin 6 përfaqësues të vendeve perëndimore, Franca, Hungaria, Sllovakia, Malta, Greqia dhe Qipro ndërkohë që Belgjika ndryshoi mendje në momentin e fundit.
Tashmë në detyrë prej gati një çerek shekulli dhe udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga e Josef Stalinit, mandati i ri i Putinit nuk skadon në vitin 2030, kur ai ka të drejtë kushtetuese për të kandiduar edhe për gjashtë vjet të tjera.
Ai e ka transformuar Rusinë nga një vend në kolaps ekonomik dhe i varfër në një kërcënues të sigurisë globale. Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Rusia është sanksionuar rëndë nga Perëndimi dhe po kërkon regjime të tjera si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut për mbështetje.
Pyetja tani është se çfarë do të bëjë 71-vjeçari Putin gjatë gjashtë viteve të tjera, si brenda dhe jashtë vendit. Menjëherë pas rizgjedhjes së tij në mars me një proces të manipuluar, Putini sugjeroi se një konfrontim midis NATO-s dhe Rusisë është i mundur dhe deklaroi se dëshiron të krijojë një zonë tampon në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij nga sulmet ndërkufitare.
Ai e filloi mandatin e tij në vitin 2018 duke premtuar se do ta fuste Rusinë në pesë ekonomitë kryesore globale, duke u zotuar për ndërtimin e një shteti “modern dhe dinamik.” Në vend të kësaj, ekonomia e Rusisë është kthyer në një bazë lufte dhe autoritetet po shpenzojnë shuma rekord për mbrojtjen.
/a.r