Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë kameramani i saj Dmitri Volkov.
Gazetarja 35-vjeçare e luftës, Prokofieva, ka punuar, ndër të tjera, për kanalin propagandistik të Putinit “Russia Today”.
Që nga viti 2023, ajo ka punuar si korrespondente ushtarake për stacionin televiziv shtetëror Kanal 1, duke raportuar kryesisht nga zona e luftës në Ukrainë.
Kanali rus pretendoi se mina tokësore ishte vendosur nga ushtria ukrainase, duke shtuar në një deklaratë në faqen e saj se Prokofieva “vdiq gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale”. Rajoni është gjithashtu subjekt i sulmeve të shpeshta me dron dhe artileri nga forcat ukrainase.
Gazetarja e propagandës postonte shpesh fotot e saj me uniformë ushtarake apo veshje kazuale, duke pozuar pranë ushtarëve apo pajisjeve ushtarake. Veshjet e tyre shpesh shfaqnin një shkronjë të madhe “Z”, e cila është bërë një simbol në mesin e mbështetësve të Vladimir Putinit gjatë pushtimit vrastar të Ukrainës.
Si një mbështetëse fanatike e luftës, ajo shprehte vazhdimisht përkushtimin e saj ndaj kauzës në rrjetet sociale, duke u shkruar ndër të tjera ndjekësve të saj në Instagram: “Sot dua të them: Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë pranë djemve tanë. Mund të ofendoni, urreni, çmendeni, mallkoni. Nuk më intereson!!!” (BILD)