Një juri e Nju Jorkut ka paditur një ish-analiste të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës(CIA) me akuzën se ka vepruar si spiune për qeverinë e Koresë së Jugut në këmbim të parave, mallrave luksoze, etj.
Sue Mi Terry, e cila më parë ka punuar si një zyrtare e lartë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me dy akuza për mosregjistrim si agjente e huaj dhe komplot për të shkelur Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.
Zyrtarët federalë thonë se zonja Terry – një eksperte e shquar amerikane për Korenë e Veriut – veproi si agjente për qeverinë e Koresë së Jugut për më shumë se një dekadë, por ajo nuk u regjistrua si agjente e huaj me zyrtarët amerikanë, sipas dokumenteve të gjykatës të bëra publike të martën në Distrikti Jugor i Nju Jorkut.
Terry, 54 vjeçe, i mohon akuzat dhe avokati i saj, Lee Wolosky, i tha BBC-së se akuzat kundër saj ishin “të pabaza”.
SONDAZH