Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi. Marrëveshja “në parim” përfshin instalimin e një bord të ri, bëri të ditur kompania e teknologjisë, shkruan BBC.
Ky vendim vjen pasi Altman u shkarkua të premten duke shkaktuar zemërim te stafi, të cilët përmes një letre të hapur, kërcënuan të jepnin dorëheqjen nëse ai nuk rikthehej në detyrë.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI,” tha Altman përmes një postimi në mediat sociale.
Ai shtoi: Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft.”
Bordi vendosi javën e kaluar të largojë Altman, gjë që çoi në dorëheqjen e bashkëthemeluesit Greg Brockman, duke e çuar kompaninë e AI në kaos.
Mëngjesin e sotëm OpenAI detajoi kthimin e Altman në kompaninë e teknologjisë duke thënë se kishte rënë dakord në parim për të riformuar pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.