Punonjësit e Kadastrës së Kavajës nën akuzë për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”

Regjistruesi Seit Cikalleshi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka shkelur ligjin në ndryshimin e vendit të pronës. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Mënyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Mënyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi””, vijon më tej Prokuroria. Inxhinieri Dritan Kazazi ka falsifikuar dokumentet, megjithëse ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës, duke lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

“Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Dritan Kazazi ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP. Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit”, përfundon njoftimi. SOT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com