Punonjësi humbi jetën pasi u dëmtua nga makineria, arrestohen dy përgjegjësit e firmës së duraluminit

Një punonjës ndërroi jetë një ditë më parë gjatë punës në një firmë përpunimi të duraluminit. Dyshohet se u dëmtua nga një makineri. Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy shtetas, 47 dhe 52 vjeç, përgjegjës për sigurinë në firmë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit 47 vjeç, banues në Durrës dhe 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com