Punimet në aksin Berat-Ballaban, Rama: Nxit potencial më të madh ekonomik dhe turistik

Ndërtimi i aksit rrugor berat-ballaban po vijon në lotin e 3, ku deri më tani janë përfunduar 34 % e punimeve.  Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë investim si një nxitës për një potencial më tw madh ekonomik dhe turistike.

“Me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Një ditë më parë, punimet në këtë aks u inspektuan edhe nga zv.kryeministrja, njëherësh Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com