Publiku argjentinas është tronditur së fundmi nga një video e prezantueses dhe influencueses televizive Tamara Pettinato, me ish-kreun e shtetit Alberto Fernandez, i akuzuar ndër të tjera për lëndime të rënda, shpërdorim detyre dhe kërcënime shtrënguese ndaj ish-partneres së tij Fabiola Yanez.
Pamjet e fundit filmike (nga tre të regjistruara) i referohen një takimi mes Fernandez dhe Pettinato në Casa Rosada në janar 2022, të publikuara ekskluzivisht nga portali argjentinas Infobae, gazetarja shfaqet i ulur në karrigen presidenciale.
Në fillim të videos dëgjohet duke flirtuar ish-kreu i shtetit: “Tani duhet të ma thuash”.
“Të dua shumë, të dua,” përgjigjet Pettinato.
“A je e sigurt?” e pyet ish-presidenti.
Prezantuesja ia kthen me shaka: “Pak a shumë.
Por tani që jam president do të të vras”. “Por më do apo nuk më do?”, këmbëngul sërish Fernandez teksa regjistron me celular.
“Të dua. Dhe prandaj do të të vras tani”, përfundon Pettinato.
Videoja e re mbërrin në mes të zhurmës së shkaktuar nga ankesa e ish-zonjës së parë. Ditët e fundit Yanez kishte akuzuar Fernandez për keqtrajtim gjatë bashkëjetesës së tyre në rezidencën presidenciale të Olivos.
“Turpi nuk mjafton”, komentoi presidenti, Javier Milei nga profili i tij X.