Publikohet video e panjohur e 21 Janarit, gazetari: Të katërta vrasjet ndodhën brenda 9 sekondash

Gazetari Flamur Vezaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 foli për protestën e përgjakshme të “21 Janarit”, ku 13 vite më parë humbën jetën 4 qytetarë.

Ai u shpreh se kjo ngjarje është një njollë e keqe që i ka ngelur shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se pamjet që tashmë janë publikuar janë fshehur nga kryeministri në detyrë në atë kohë Sali Berisha dhe Prokuroria.

Më tej ai tha se pamjet e sigurisë tregojnë që brenda nëntë sekondash ndodhën të katërta vrasjet.

“Kjo është një njollë e keqe që i ka ngelur shtetit shqiptar. Videoja tregon pamjet nga kamera e sigurisë që ishte e vendosur te ndërtesa e Kryeministrisë, ku është regjistruar e gjithë ngjarja, që prej fillimit të protestës e deri në shpërndarjen e saj. Më parë kanë fshehur nga Kryeministri, dhe më pas janë fshehur nga Prokuroria. Të dyja palët në atë kohë kanë luajtur një rol që është e turpshme pasi nuk kanë faktuar çështjes hetimore dhe gjyqësore. Në pamje tregohet qartë dhuna e policisë ndaj qytetarëve.

Kamera e sigurisë ka filmuar edhe momentin kur drejtues të Gardës kanë urdhëruar të qëllohen në trup. Kjo kamera ka qenë vetëm ballorja, ndërsa ato që janë anësh janë kopjuar si pamje dhe më pa s’është riformatuar serveri.

Brenda 9 sekondave kanë ndodhur të katërta vrasjet. Unë kam qenë dëshmitar dhe jam marrë në pyetje. Në fillim hetimi nisi mbrapsht për shkak se qeveria në atë kohë e drejtuar nga Berisha u bë pengesë për hetimin e çështjes. Ish-kryeministri Berisha doli në atë kohë dhe pengoi hetimin e Prokurorisë në sekuestrimin e armëve të Gardës, për sekuestrimin e shkresave se cilat armë u përdorën dhe nga kush.”, u shpreh ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com