Publikohet Raporti Global i Promovimit të Zinxhirëve të Furnizimit 2024

Raporti Global i Promovimit të Zinxhirëve të Furnizimit 2024 ofron një analizë të thelluar mbi tendencat, sfidat dhe zhvillimet më të fundit në zinxhirët e furnizimit global.

Raporti ofron harta globale të zinxhirëve të furnizimit për 11 industri kryesore, duke përfshirë robotët humanoidë, makinat inteligjente, qarqet e integruara, energjinë e erës, kafenë dhe pambukun. Këto harta ilustrojnë shpërndarjen e zinxhirëve të furnizimit në të gjithë sektorët e rrjedhës së sipërme, të mesme dhe të poshtme, si dhe ekonomitë dhe ndërmarrjet dominuese në çdo fazë.

Tendencat kryesore të identifikuara në raport, përfshijnë integrimin e teknologjive të reja dhe zhvendosjen e vazhdueshme drejt rajonalizimit, diversifikimit, dixhitalizimit dhe qëndrueshmërisë. Ai eksploron se si këto ndryshime po riformësojnë strukturat e zinxhirëve të furnizimit dhe po nxisin zhvillimin e modeleve të reja të biznesit, si dhe rregullat e tregtisë që synojnë adresimin e dinamikës në zhvillim të zinxhirëve të furnizimit global.

Raporti gjithashtu nënvizon rëndësinë e rritur në elasticitetin e zinxhirëve të furnizimit. Vendet dhe bizneset po ndërmarrin hapa proaktivë për të mbrojtur flukset kritike të produkteve, nëpërmjet prodhimit të brendshëm të rritur dhe monitorimit të rrezikut të përmirësuar

Ren Hongbin, Kryetar i KKPTN, vuri në dukje se kjo është hera e parë që publikohet një raport i tillë gjithëpërfshirës mbi zinxhirët e furnizimit global. Ai theksoi se njohuritë e mbështetura nga të dhënat e ofruara nga raporti, paraqitën pyetje kyçe mbi lidhjen globale të zinxhirëve të furnizimit dhe rreziqet e ndërprerjes, të cilat janë një shqetësim i madh si për qeveritë ashtu edhe për komunitetin global të biznesit.

Së bashku me këtë raport, u prezantuan edhe dy indekse të reja: Indeksi Global i Lidhjes së Zinxhirëve të Furnizimit (IGLZF) dhe Indeksi Global i Promovimit të Zinxhirëve të Furnizimit (IGPZF). Këto indekse synojnë të ofrojnë opinione më të thelluara në tendencat dhe rreziqet e zhvillimit të zinxhirëve të furnizimit global, duke ndihmuar qeveritë dhe bizneset të kuptojnë më mirë peizazhin në zhvillim.

IGLZF është indeksi i parë gjithëpërfshirës në botë, i cili mat lidhjen globale të zinxhirëve të furnizimit. Ai bazohet në mbi 1.26 milionë të dhënash me cilësi të lartë nga organizata ndërkombëtare si Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe nga autoritetet statistikore të ekonomive kryesore dhe bazat e të dhënave globale. Këto rezultate, të cilat kanë kaluar teste rigoroze të rëndësisë dhe qëndrueshmërisë, ofrojnë një vlerësim shkencor dhe objektiv të lidhjes globale të zinxhirëve të furnizimit

IGPZF, indeksi i parë në botë për të vlerësuar në mënyrë sasiore nivelin e promovimit global të zinxhirëve të furnizimit, bazohet në një llogaritje shumështresore të mbi 50.000 të dhënave autoritative nga organizatat ndërkombëtare. Ky indeks pasqyron ndryshimet në sistemin global të promovimit të zinxhirëve të furnizimit në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com