Pamjet e kamerave të sigurisë kapin sulmin e sotëm në Tel Aviv, ku një person, i dyshuar si palestinez, sulmon me thikë, një turmë që ndodhej në trotuar, jashtë një restoranti në zonën buzë detit të qytetit.
Autori shihet në pamjet duke ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është qëlluar për vdekje nga një kalimtar i rastit , i cili kishte leje për armë zjarri , sipas mediave izraelite.
Personi që kreu sulmin me thikë në qendër të qytetit izraelit ishte Salah Yahiye, 19 vjeç dhe me origjinë nga qyteti Tulkarem në Bregun Perëndimor . i riu hyri në Izrael ilegalisht, sipas burimeve izraelite të mbrojtjes, siç raportohet nga Times of Israel.
Surveillance camera footage shows the stabbing attack in Tel Aviv this afternoon.
A man in his 30s was seriously wounded and the Palestinian terrorist was shot dead. https://t.co/vfgpZLt0le pic.twitter.com/E5o2RNskYM
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 18, 2025