Pse u zgjodh Trump? Analisti: Të lëkundurit e votuan për ekonominë, sigurinë e kufijve dhe krimin

“Të lëkundurit e votuan për ekonominë, sigurinë e kufijve dhe krimin” kështu u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Adrian Shtuni.

Për më tepër Shtuni theksoi se pjesë e elektoratit që ka votuar për Trump nuk janë domosdoshmërish  republikan, por kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe kanë  votuar  Trump pasi e kanë perceptuar si më të përshtatshëm.

Pjesë e elektoratit që ka votuar për Trump janë jo nevojshmërisht republikan, janë të pavendosur që kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe kanë  thënë se ky kandidat më përshtatet tepër. Për arsye sigurisë së ekonomisë, sigurisë së inflacionit, sigurisë së kufirit dhe krimit dhe ky është rritur në një numër të caktuar shtetesh dhe kjo nuk është diçka që debatohet sepse ka statistika për këtë”, u shpreh Shtuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com