Pse u tërbua Ilir Meta me gardistët që e mbrojnë, dhe i përzuri?

Ilir Meta thotë se ka dëbuar gardistët që e mbrojnë, mes tyre dhe Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.

Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

Por arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit.

Vox News ka mësuar se kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë vajtur për kontrolle në selinë e Partisë së Lirisë, gardistët nuk i ndaluar. Ky veprim ka ngjallur zemërimin e Metës që ka dëbuar menjëherë tre gardistët që i shërbenin si truproja.

Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën.

Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues.

Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist.

Vox News mëson se BKH ka bërë kontrolle jo vetëm në selinë e Partisë së Lirisë, por edhe në banesën e Ilir Metës.

Ndërkohë lidhur me largimin e Laert Gjoka ka pasur një reagim edhe nga ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit e ka kritikuar veprimin e Metës, duke e vlerësuar gardistin si një punonjës shembullor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com