Pse po sulmohet kreu i Gjykatës së Lartë? Vangjeli: Sepse të gjithë herët a vonë do të kalojnë nga dera e tij

Analisti Lorenc Vangjeli në “Kontrast” në Report Tv ka bërë një koment në lidhje me sulmet ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për një foto ku ai shihet në mesin e socialistëve të Vlorës.

Për Vangjelin sulmet nuk kanë të bëjnë me foton por për ta delegjitimuar sepse siç nënvizoi ai “të gjithë herët a vonë do të kalojnë nga dera e tij”.

“Kam parë reagim jo proporcional mbi të dhe një seri sulmesh mbi kryetarin e Gjykatës së Lartë. Sulme qe nuk kanë të bëjnë me këtë foto por për rolin e posaçëm që ka pushteti i ri që po konsolidohet në Shqipëri në raport me dy pushtetet e të tjera. Pavarësisht se çfarë ndodh në SPAK, të gjitha erërat dhe furtunat në drejtësi përfundojnë në zyrën e Sokol Sadushit. Tentativa për ta sulmuar sot apo për të krijuar këtë lloj fushate ka të bëjë pikërisht me këtë. Duan ta delegjitimojnë kreun e sistemit”, shtoi Vangjeli ndër të tjera./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com