Pse nuk krijoni parti të re? Deputetja e Bashës zbulon planet pas humbjes së vulës së PD: Agonia s’do jetë e gjatë…!

Deputetja Orjola Pampuri ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

E pyetur nga Ilir Kazaferi se përse grupi i deputetëve të udhëhequr nga Lulzim Basha ende nuk po krijojnë një parti të re, Pampuri u përgjigj se ata kanë vendosur të bëjnë rekurs vendimit të gjykatës që i dha vulën e PD-së “Rithemelimit”.

Ajo tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa ndërkohë, siç u shpreh ajo, po punojnë e po marrin mendimet edhe të drejtuesve të degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

“Pa diskutim ne do të ndërmarrim hapa të mire menduar me të mire kalkuluar në bashkëpunim me të gjithë ata që na kanë mbështetur deri më sot. Janë kryetarët e degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre, pasi në fund fare çdo iniciativave e re, merret me mbështetjen e tyre, ne nuk mund të ecim askund vetëm. I përket o një grupimi, o tjetrit, vetëm nuk ecet, vetëm është hipokrizi dhe lojë e pistë.

Vetëm do ecim në fjalën e atij grupi me të cilin kemi ecur sot, ai grup është shumë i madh, janë strukturat e partisë të cilat kanë qëndruar deri më sot, janë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe takimet e vazhdueshme kanë qenë pikërisht me strukturat e Partisë Demokratike. Pjesa tjetër, ne padiskutim do i bëjmë rekurs vendimit. Ne do shkojmë deri në fund për të kërkuar të drejtën tonë dhe do kemi një alternativë për shqiptarët. Agonia nuk do jetë e gjatë”,-tha Pamapuri./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com