Sekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës./tch