PSD e Doshit bashkon votat me opozitën, rrëzohet kalimi i buxhetit për Malësinë e Madhe! Debate në mbledhje

Social demokratët e Tom Doshit bashkojnë votat me opozitën, PD zyrtare dhe Rithemelimin, duke i rrëzuar kalimin e buxhetit të vitit 2024 bashkisë Malësi e Madhe.

Mbledhja e zhvilluar mesditen e së hënës, ku ishin të pranishëm 27 këshilltarë, i dha 14 vota pro dhe 13 kundër buxhetit. Ndërkohë që 4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhjen me të rëndësishme.

Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një siperfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjës në Kelmend. Mbledhja u shoqërua me debate ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj.

Prej muajsh, që pas zgjedhjeve vendore, PSD doli në opozitë me qëndrimet ndaj bashkisë së Malësisë së Madhe dhe kryebashkiakut Marinaj, ku denoncimet dhe kritikat i ka patur të shpeshta.

Vota e sotme forcoi qëndrimin e mbajtur nga kjo forcë politike që në zgjedhje ishte krah PS ndërkohë që nuk dihet nëse kjo është një lëvizje politiike e PSD në të gjitha bashkitë ku ka këshilltare apo vetëm në Malësine e Madhe, pasi siç dihet në fund të muajit dhjetor, anetarët e PSD në këshllin bashkiak të Shkodrës miratuan buxhetin për bashkinë Shkodër duke bashkuar votat me socialistet./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com