Sali Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se 20 shkurti, dita e protestës së opozitës, do shënojë fundin e kryeministrit Rama dhe qeverisjes së tij.
Ai u shfaq në dritaren e shtëpisë për të përshëndetur mbështetësit poshtë teksa tha se Rama po tmerrohet nga protesta e opozitës dhe nga qytetarët që mblidhen çdo natë poshtë në rrugë.
“Protesta juaj ka një rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit. Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës. Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën, i cili çdo natë lë çdo gjë dhe ngulet para protestës me shpresë se do gjejë ndonjë ngushëllim.
Sonte do ju rrëfej një gjë që më kanë informuar disa ditë më parë. Çdo natë, dërgonte hafijet dhe maste rrugën që mbushni ju, përpiqeshin të numëronin, por nuk arrinin ndonjëherë, pjesëmarrësit, qëndrestarët në Rrugën e Shpresës. E vërteta është se raportet që i shkonin, e tmerruan. Raportet flisnin për mijëra e mijëra protestues.
Ua thashë këtë shembull se çfarë bën frika, se sa e keni tmerruar ju Edi Ramën. Imagjinoni ju se ç’ndodh me 20 shkurt, kur t’i kujtohen pamjet e zvarritjes së babait të tij shpirtëror. T’i kujtohet udhëtimi me familjen e tij prej bllokmeni që bëri drejt bunkerëve të Zall Herrit.
Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores. Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij.” – tha Berisha.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi po hetohet për privatizimin e klubit Partizani, duke e detyruar dhe opoziten qe te sillet vetem rreth shtepise dhe hallit te tij me drejtesine.
Nderkohe qe Berisha kercenon nga maja e ballkonit, perballe 30-40 pjesemarresve ne ‘turnin’ e radhes ne rrugicen e tij, Rama mbledh neser asamblene e PS per te startuar fillimin e fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te vitit 2025, ku e ka te sigurte fitoren e mandatit te kater radhazi ne qeverisjen e vendit./m.j