PS drejt mandatit të katërt rresht, habit Noka: Jemi kundërshtarë me socialistët, jo armiq. Bëhuni pjesë e protestës tonë për të gjunjëzuar këtë regjim

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, ka deklaruar se socialistët nuk i kanë armiq por kundërshtarë, ndërsa u ka bërë thirrje të bashkohen në protestën e tyre.

“Ne tashmë e dimë të gjithë se kush është Edi Rama. E dimë dhe para se Ahmetaj të na e thoshte publikisht. Ne kemi shumë vite që ua themi shqiptarëve, e themi që ta marrin vesh dhe socialistët e ndershëm. Ahmetaj tha se kur ta marrin vesh socialistët se kush është Edi Rama do të jetë vonë. A na intereson si opozitarë kjo. Patjetër, sepse jemi kundërshtar të PS-së, por ne nuk jemi armiq të socialistëve. Ne dhe socialistët  vetë kanë një armik, që është Edi Rama, jo thjesht PD.

Ka një gjë, që bëjnë sikur se kuptojnë, Rama po përpiqet ta asgjësojë opozitën për interesa të pushtetit dhe klanit të tij. Ne demokratët, u themi dhe socialistëve, se beteja nuk është përpjekje për t’u mbajtur në pushtet, por për të instaluar vetëm një njeri në pushtet.

Ftojmë jo vetëm demokratët, por cdo socialist të reagoj dhe të bashkohet me ne në mosbindjen civile për ta gjunjëzuar këtë regjim”, tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com