Protesta e djeshme e opozitës mundësoi bashkimin e politikanëve të të dy krahëve në Partinë Demokratike. Kështu u shpreh deputeti Dash Sula në studion e Debatit në A2 CNN, sipas të cilit dje protestuesit puthën duart e deputetëve para parlamentit.
“Ajo që mua më kënaqi dhe çfarë ndodhi dje tregoi s eka dy mënyra sesi bëhet një bashkim. Ajo lvizje e djeshme nuk ishte protestë e dirigjuar nga politikanët, por bëri të mundur tërheqjen e politikanëve të dy krahëve (në PD) dhe ngjizi për shkak të gulçimit që kishin protestuesit. Kam parë zonja e zotërinj, të moshuar e të rinj në lot duke puthur duart e deputetëve”.
I pyetur pse duhet të prisnin dy vjet për të shkuar drejt këtij bashkimi, Sula u përgjigj: “Kur ke një konflikt edhe me bashkëshorten koka mënjanë rri shumë gjatë dhe ne politikanët nuk jemi jashtë këtij komuniteti dhe për hundë e mbajmë sjelljen që nuk duhet të shkrihemi”.
Duke vlerësuar Berishën ai tha se nuk mund të shkojë qorrazi pas tij, sikurse kanë bërë disa të tjerë për interesa personale.
“Kemi qëndrimet tona dhe unë nuk kam as turp e frikë të deklaroj publikisht që zoti Berisha është lideri ynë historik babai ideologjik dhe sot ka shumicën opozitare por kjo nuk më bën mua të shkoj qorrazi pas zotit Berisha. Ndonëse ndaj mendime ndryshe nga Berisha me qëndrimet e tij dhe sjelljen e tij nuk më pengon mua që të jem pjesë e opozitës. Po të shikosh investimin nuk bëj me faj mazhorancën por vetë. Persona të caktuar të cilët kanë zgjedhur për shkak të interesave të ngushta për çështje mandati, apo përfitues tenderi e fondi AZHBR, unë e kolegët e mi nuk kemi zgjedhur të jemi lëpirës e të përfitojmë për veten tonë. Në politikë është ajo fjala e urtë pyll pa…. nuk ka. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka brumë për të gatuar një bukë të mirë nga opozita. Ne jemi në luftë me kundërshtarët politikë me një mazhorancë arrogante. kemi humbur beteja, por jo luftën. Duhet ta grisësh nga pak pushtetin që të rrëzohet”.
/a.r