Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e së hënës në orën 11:00 nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij.
Edhe pse protesta zhvillohet një orë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Berisha shprehet në emisionin “Opinion” se ajo lidhet me votimin e parlamentit për ndryshimin e rregullores, duke përjashtuar për 60 ditë një deputet.
Ish-kryeministri thotë se rruga e vetme është mosbindja civile në parlament dhe më pas në rrugë.
“Nuk ka asnjë lidhje, në pamje të parë po. Akti më i rëndë vendos heqjen e përkohshme të mandatit. Ju e patë si e trajtuan ata parlamentin. Ne jemi në mosbindje civile në parlament, jo në rrugë. Njerëzit thorren, mobilizohen, frymëzohen dhe inkurajohen për çdo lëvizje”-,tha Berisha.