Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për Ahmet Maja dhe Lulzim Mela, të shoqëruar pas protestës tek Bashkia e Tiranës.
Po ashtu edhe masë ndalim i pjesëmarrjes në protesta e tubime.
Të dy protestuesit e ndaluar kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.
Kujtojmë se, protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt, pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D”, është tensionuar 1 orë pas nisjes së saj.
Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur molotovë në drejtim të derës kryesore të institucionit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës si Belind Këlliçi, Tedi Blushi e Klevis Balliu kërkuan nga SPAK arrestimin e Veliajt.
Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.
/a.r