Deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji foli në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar dhe personave të ftuar.
Sa takon faktit nëse kishte apo jo një ftesë për Bashën, Salianj tha me ironi se ftesa ka qenë për të gjithë opozitarët, por Basha sipas tij është një ndihmës i qeverisë dhe kush është në qeveri nuk ftohet.
Ai e cilësoi Bashën si tradhtar të interesave të demokratëve dhe shërbyes të Ramës.
“Basha është përfaqësuesi me i denjë i tradhtisë së interesave të demokratëve dhe shërbyesi më i denjë i Edi Ramës.
Për të gjithë ata që kanë ndodhur në parti, ai duhet të tërhiqej dhe të mos e merrte peng partinë.
Unë nuk mendoj se i bëhet ftesë personave që janë në qeveri, sepse ata nuk të japin asnjë votë. Basha është ndihmës i qeverisë” tha Salianji në News 24.
Në lidhje me bashkimin e opozitës dhe krijimin e federatës, Salianji tha se është gjithçka drejt finalizimit, ndërsa ajo që mungon sipas tij është mënyra për të integruar në parti të gjithë ata që kanë investuar me vite dhe tanimë nuk ke kanë mundësinë të kontribuojnë për shkak të konfliktit të brendshëm.
“Në këndvështrimin tim në PD duhet gjetur mënyra për të integruar të gjitha ata njerëz që kanë investuar me vite në PD, të cilët për shkak të këtij konflikti të brendshme nuk kanë mundur të integrohen” shtoi ai./m.j