Protesta para Bashkisë Tiranë / Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin, procedohen shtatë militantë të opozitës

7 militantë të Sali Berishës dhe Ilir Metës do të përballen me ligjin për shkak të sjelljes gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 njoftojnë se në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com