Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet 39-vjeçari për molotovët e dhunën ndaj policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar për protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së kryeqytetit. Në njoftimin e policisë thuhet se 39-vjeçari akuzohet për aktet e dhunshme gjatë protestës.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: – B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 6 persona.

“Shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com