Dy persona janë arrestuar gjatë një proteste në stacionin hekurudhor King’s Cross në Londër, tha Policia Britanike e Transportit (BTP). Protestuesit kërkonin armëpushim të menjëhershëm në Gaza me pankartat: “armëpushim tani”, “Palestinë e lirë” dhe “në mijëra, në milionat tanë, ne jemi të gjithë palestinezë”.
Një video në X, duket se tregon një burrë me një flamur palestinez duke bërtitur “Palestinë e lirë, e lirë” ndërsa po largohej nga stacioni nga tre oficerë. Më herët Sekretari i Transportit Mark Harper tha se “aktiviteti i protestës në stacion është klasifikuar si i paligjshëm dhe kushdo që merr pjesë do të arrestohet”.