Protesta, Flamur Noka jep porositë e fundit, mbledh në seli “strategët” e PD

Opozita do të mbajë sot një protestë, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë, e më pas do të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, siç ka njoftuar PD.

Opozita ka bërë me dije se ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime as nga politikanët e as nga mbështetës të tyre.

Ndërkohë në selinë e PD-së po bëhen përgatitjet e fundit. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbledhur drejtuesit e selisë blu. Gazment Bardhi, Oerd bylykbashi, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj e Albana Vokshi janë në seli për përgatitjet e fundit te protestës.

PD ka vendosur të organizojë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e saj pas arrestimit të ish deputetit Ervin Salianji dhe për të mobilizuar mbështetje nga qytetarët.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë gjatë protestës, do të angazhohen rreth 1500 forca policie, përfshirë policinë e rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com