Protesta e opozitës, kreu i FRPD: Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme…

Besart Xhaferri, kryetar i FRPD, u shpreh në emisionin Debat në A2 se pjesëmarrja në protestën e së hënës ishte madhështore, ndërsa shtoi se ajo është pasqyruar në të gjitha mediat botërore.

“Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, madje edhe më e madhe se 7 korriku i vitit 2022. Sa i përket skenarëve e vendosën vet qytetarët. Protesta ka arritur jehonën e të gjitha mediave botërore, të cilat u fokusuan te kërkesat e opozitës, që është qeveria teknike dhe nuk janë fokusuar fare te dhuna.

Dhunë e vetme ishte ajo e policisë që ka helmuar gjysmën e kryeqytetit sot. Sesi mund të vazhdohet të hidhet gaz kaq helmues në vitin 2024, këtë do ta zbardhë drejtësia në vitet e ardhshme kur diktatori Edi Rama të rrëzohet”, tha Xhaferri për A2.

Më tej, Xhaferri tha se deri tani nuk ka informacion nëse ka të arrestuar në radhën e protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com