Protesta e Berishës dhe Metës para Bashkisë së Tiranës, Ambasada Italiane: Dhuna nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme

Ambasada Italiane ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

“Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”, shkruan ambasada.

Kujtojmë se qytetarë dhe zyrtarë të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve bashkiakë.

Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë.

Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin në godinë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com