Protesta e 11-të çdo 20 shkurt për ‘rrëzimin’ e Ramës, Berisha: Dita e provës së madhe! Ta përmbysim këtë regjim, por jo me tradhtarët

Më 20 shkurt, opozita e Rithemelimit ka thirrur një protestë kombëtare. Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij shpjegoi arsyet pse kanë zgjedhur këtë datë, e cila është më tepër simbolike, pasi më 20 shkurt të 1991 është rrëzuar shtatorja e diktatorit Enver Hoxha.

Përmbysja e këtij regjimi, tha ish-kryeministri është kusht i çdo kushti për të ardhmen e shqiptarëve dhe mbarë kombit.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen në Evropë dhe Amerikë që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.

“Të bashkohemi, natyrisht jo me tradhtarët. Ata meritojnë banesën e turpit të historisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të bashkohemi në betejën tonë pa kthim! 20 shkurti ka një simbol të madh. Për një gjeneratë të tërë domethënia është thjesht në fushën e juridiksionit, por në gjeneratën para tyre, përmbysja e shtatores së diktatorit më gjakatar ishte momenti magjik, momenti hyjnor kur opozita shqiptare u bë opozitë e vërtetë. Ndaj dhe u zgjodh 20 shkurti për ditën e protestës së madhe, zvarritja e diktatorit pa diskutim ishte një hakmarrje e njerëzve të shtypur për kasaphanën e luftës së klasave, për gjëmën që u kishte bërë shqiptarë

Përmbysja e këtij regjimi është kusht i çdo kushti për të ardhmen e shqiptarëve dhe mbarë kombit.

Ndaj dhe ftesa ime për çdo qytetar shqiptar, më 20 shkurt në ditën e provës së madhe në Tiranë, në orën e fitores në Tiranë. Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Evropë, në Amerikë dhe kudo, 20 shkurti ju fton në ditën e betejës së madhe, ditën e lirisë. O sot o kurrë të shpëtojmë Shqipërinë”, tha nder te tjera Berisha.

Per hir te se vertetes nga viti 2013 kur iku nga pushteti, kjo eshte protesta e 11-te qe opozita e drejtuar nga berisha, ne prapaskene dhe ne ‘podium’ ka organizuar protesta çdo 20 shkurt, per permbysjen e Edi Rames nga pushteti, duke e cilesuar si proven per diten e madhe.

Dhe me 21 shkurt e ne vijim per 11 vite me radhe, jo vetem qe Rama nuk u permbys dhe as opozita nuk erdhi ne pushtet, por kreu i PS po pergatitet per mandatin e katert radhazi si fitues, nderkohe qe PD deri me tani eshte ne 3 copa dhe ka hyre shume ne ‘uje’, duke mbetur me as gjysmen e mbeshtetjes se qytetareve, dhe sikur te bashkohen te gjitha copat bashke./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com