Kanë dalë detaje të reja nga vdekja tragjike e 26-vjeçares shqiptare Anila Grishaj, e cila u copëtua nga makineria e mishit në vendin e punës.
Një muaj pas ngjarjes tragjike mediat italiane raportojnë për një tjetër pistë hetimi të shtuar nga prokuroria.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Prokuroria është duke hetuar në dy pista, e para që vdekja mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor dhe e dyta nga mosfunksionimi i sistemit të sigurisë.
Hetimet vazhdojnë
Menjëherë pas aksidentit, Prokuroria hapi çështjen për vrasje nga pakujdesia ndaj koleges që ndodhej në atë moment me Anilën dhe që kishte aktivizuar makinerinë. Është sekuestruar makineria që çoi në vdekjen e punëtores 26-vjeçar për të lejuar ekspertët të kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme.
Sipas hetimeve të prokurorisë, shkaku i aksidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë. Kolegia e viktimës, e cili tani është nën hetim, kishte lajmëruar 26-vjeçaren, menaxheren e saj, për anomalinë. Pasi ka tentuar të zgjidhë problemin, Anila dyshohet se i ka kërkuar koleges së saj të riaktivizojë makinerinë dhe pikërisht aty ka ndodhur tragjedia.
Vetëm pamjet e kamerave do të mund të hidhet dritë mbi atë që ndodhi pasditen e 14 nëntorit.