Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Sipas mediave të Kosovës, bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.
Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.
Bastisjet i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së për KOHË
Policia i ka bllokuar të dy hyrjet e rrugës “Agim Prodani” që çojnë për në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi.