“Prokurori Dado ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”, SPAK reagon ndaj Berishës: Deklarata të pavërteta!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përgënjeshtruar deklaratat e Sali Berishës se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

Sipas SPAK-ut, informacionet e përmendura në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.  SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK bën thirrje gjithashtu për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave ndërsa shton se “do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com