“Prokurorët e SPAK janë kërcënuar”, trondit Karamuço: I fotografuan fëmijën dhe ia dërguan…

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku komentoi 5-vjetorin e krijimit të SPAK.

Karamuço u ndal te fjalimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, ku tha se “familja e Dumanit është kërcënuar”, teksa më tutje renditi presionet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

“Zoti Dumani në fjalën e tij e përmendi që ‘ne jemi rrezikuar jo vetë, por edhe familjet tona’. Ka raste që nuk janë bërë publike. Di t’ju them për një rast që janë sot të angazhuar forca ligjzbatuese vende evropiane për të mbajtur dhe ruajtur fëmijët e prokurorëve te PSAK, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Pse? Sepse janë kërcënuar haptazi.

Më së shumë kanë fëmijët me shkolla jashtë. Rasti konkret i një fëmije që studion jashtë, është fotografuar dhe fotot i janë dërguar nënës.

Duhet të ketë pasur kërcënime serioze. Tani fokusi janë zarfet që futen. Ka eksperiencë me zarfe që shpërthejnë. Fakti që ka të tilla masa të shtuara tregon që ka sinjale të shtuara. Ka rrezikshmëri të shtuar.”, tha Karamuço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com