Linja hekurudhore që do të lidh Durrësin me Prishtinë, e do të kalojë përmes Shkodrës, ka bërë që Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu, së bashku me deputeten Mimoza Kusari të shkojnë në Shkodër. Ata kanë takuar kryetarin e bashkisë, Benet Beci, i cili u ndal tek rëndësia e linjës hekurudhore dhe kthimin e Shkodrës në një qendër rajonale.
“Gjatë diskutimeve strategjike për Shkodrën gjatë kohës që kemi punuar prej shumë vitesh për mënyrën e zhvillimit të qytetit ka qenë gjithmonë rikrijimi i Shkodrës si qendër në marrëdhëniet e veta historike dhe ekonomike me gjithë rajonin. Ku Gjakova, pjesa e Kosovës ka pasur një rol historik të rëndëisshëm ekonomik në marrëdhëniet me Shkodrën”, deklaroi Beci.
Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qënë një qëndër dikur që po rijetëzohet dhe merr formën e saj sërish
“Prishtina tashmë është udhëkryq i të gjitha linjave dhe korridoreve brenda rajonit. Portit të Durrësit i rritet qarkullimi në mënyrë automatike sepse përmes Prishtinës arrin kudo por Prishtinës i rritet vlera për shkak të se të gjitha ato mallra vijnë dhe shpërndahen përmes Prishtinës”, deklaroi Liburn Aliu – Ministër i Infrastrukturës në Kosovë
Pas takimit, ata inspektuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhëse e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milionë euro.
Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duke e kthyer Shkodrën në një pol të rëndësishëm rajonal në të gjithë Ballkanin për rëndësinë që do të marrë kjo linjë hekurudhore./m.j