Policia e Sarandës ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse, duke vënë në pranga dy vëllezër.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Programonin shpërthim me telekomandë në distancë, arrestohen
Në kërkim u shpall një 26-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive dhe u procedua penalisht një 58-vjeçar.
Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Programonin shpërthim me telekomandë në distancë, arrestohen
Njoftimi i Policisë Sarandë
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.
Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisatiati i Policisë Sarandë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen.
Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale.
Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.
Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/a.r