PROFIL/ Shuhet në moshën 83-vjeçare fotografi i kancelarëve gjermanë. Ky është rasti kur puna peshon më shumë se emri!

Fotografi Konrad Rufus Muller, që u bë i njohur falë realizimit me shumë elegancë të portreteve të të gjithë kancelarëve gjermanë, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.

Ai vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë, tha bashkëshortja e tij për mediat. Fotografitë bardh e zi të kancelarëve gjermanë, duke filluar nga Konrad Adenauer (CDU) te Olaf Scholz (SPD) – të gjitha, karakterizohen nga një gjuhë vizuale shumë dinamike.

Referuar deklaratave të tij, për të realizuar të gjitha portretet, Mullerit i janë dashur të përdorë vetëm dy aparatë dhe ka shmangur fotografitë dixhitale.

Ai ishte prezent në të gjitha udhëtimet dhe organizimet e shumta të kancelarëve gjermanë, duke qenë një dëshmitar kyç, si në rastin kur Helmut Kohl u takua me liderin sovjetik Mikhail Gorbachev në Bon, verën e vitit 1989, apo edhe atëherë kur lideri i CDU-së vizitoi presidentin francez, Francois Mitterrand pas rënies së Murit të Berlinit, për ta bindur atë për domosdoshmërinë e bashkimit të dy gjermanive.

Muller kishte një marrëdhënie shumë të mirë me kancelarin e SPD-së, Willy Brandt, duke e përshkruar atë si “heroin e tij”. Përveç fotografive për kancelarët gjermanë, ai ka realizuar edhe shumë projekte të tjera si një fotograf i pavarur; veçanërisht fotografitë e realizuara tregojnë një udhëtim mbrapsht në kohë, vitet 1960.

Ishte Kancelari Olaf Scholz që bëri homazhe në nderim të veprës së tij, duke shkruar në rrjetin social X, dikur i quajtur Twitter se “historia jonë e fiksuar në celoloid prej tij, do e mbajë gjallë gjithmonë mes nesh kujtimin e Muller”./Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com