‘Big Brother VIP Albania’ është një format që nuk mund të mos kalojë pa u komentuar. Secili ka të preferuarit e tij dhe mendimin e tij për lojën dhe ecurinë e saj. Edhe profesor Përparim Kabo, ka një të preferuar mes banorëve.
Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Procesin Sportiv’, ai u pyet mbi këtë format dhe duhet thënë se u tregua mjaft i sinqertë. Ai vuri theksin tek Heidi Baci, lojtarja që mesa duket i ka bërë më shumë përshtypje. Kalo tha se ajo është treguar shumë tolerante, nuk ka sharë njeri dhe nuk ka asnjë element shpagues.
“Personi që më ka bërë më shumë përshtypje është Heidi. Tolerante, bashkëjeton me të ndryshmen, nuk e prish gojën, edhe nuk ka element shpagues. Të gjithe këta qe janë rritur në Shqipëri, bëhen karizmatikë duke shpaguar. ‘Kush je ti? Jam ai që të urrej ty”.
Mendoni edhe ju si profesori?