Bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës ka shkuar për votë në Parlament. Marrëveshja e firmosur nga Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky në Tiranë dy muaj më parë, tashmë kërkon miratimin e Kuvendit në mënyrë që të fillojë zbatimin.
Por më shumë se sa bashkëpunimi në sektorë si ekonomia apo kultura, marrëveshja duket se i lë një derë të hapur kërkesës së Presidentit Ukrainas për të prodhuar armë në vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të ndihmonin ushtrinë e Kievit në luftën me Rusinë.
Marrëveshja me Shqipërinë, ka një nen të posaçëm sa i përket bashkëpunimit ushtarak.
“Palët do të zhvillojnë kontakte dhe shkëmbime ushtarake. Ata do të shkëmbejnë rregullisht mendime dhe informacione për doktrinat e tyre ushtarake dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ushtarak.”
Që nga nisja e agresionit rus, Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka mbështetur fort rezistencën ukrainase, jo vetëm në politikë të jashtme, por edhe me armatime si automjete të blinduara anti-mina apo predha dhe municione luftarake.
/a.r