Analisti Mentor Nazarko në një bashkëbisedim për “Balkan Update” në ABC News, foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Paris, ku u prit me ceremoni madhështore, shtetërore nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Sipas analizës së Nazarkos, kjo pritje është një mesazh politik dhe tregues i marrëdhënieve të mira mes Francës dhe Shqipërisë.
“Franca është një shtet me një protokoll të konsoliduar në qindra vjet. Fakti që kryeministrit shqiptar i dedikohet një ceremoni i e tillë, është politike, pra jo teknike. Është hera e parë që jepet një ceremonial i tillë kreut të shtetit shqiptar. Ky mesazh politik, tregon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës.”, tha ai.
Ndër të tjera ai tha se nderimi që u bë kreut të qeverisë, është nderim edhe për kombin shqiptar.
“Kjo vizitë është tregues i qartë i marrëdhënieve të forcuara të Shqipërisë me Francës, gjatë qeverisë së Ramës dhe marrëdhënieve personale të Ramës me Macron.
Kjo vizitë vjen pas vizitës së parë të një presidenti francez në Tiranë. Franca e vlerëson faktin që Shqipëria i përmbahet nj politike të stabilitetit që është konstante. Integrimi evropian i Shqipërisë është i ndërlidhur edhe me atë të Maqedonisë së veriut.
Macron ka thënë që “Jo nuk do e ndaj Maqedoninë nga Shqipëria”. Do duhet kuptuar që Franca i ka dhënë dhe po i jep rëndësi Shqipërisë. Edhe kjo pritje e Ramës është nderim për kombin shqiptar.”, shtoi ai./m.j