Detaje të reja janë bërë me dije nga mediat greke për ngjarjes e rëndë të së martës, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari vrau kunatin e tij, pasi i kishtë përdhunuar prej vitesh vajzën nga martesa e parë.
Vajza 18-vjeçare i tregoi të atit për veprimet e rënda të vëllait të njerkës së saj, i cili e kishte kërcënuar edhe me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.
Ndërkohë, edhe motrat e 18-vjeçares kanë dëshmuar në mbështetje të saj, teksa mësohet se edhe persona të tjerë kanë pasur dijeni për ngjarjen.
Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias, pjesë e mbrojtjes së autorit të vrasjes, tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.
“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të pakundërshtueshëm, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, ajo ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi z. Kougias.
Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mikeshë e saj raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë.
“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, ka treguar shoqja e 18-vjeçares.
/a.r