Princesha Kate Middleton diagnostikohet me kancer: Jam e shokuar…

Princesha e Wales është diagnostikuar me kancer. Kate Middleton njoftoi të premten se ndodhet në fazat e para të trajtimit me kemioterapi.

Në një video-mesazh të publikuar, Middleton thotë se lajmi për të ishte shokues në fillim, por shtoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po bëhet më e fortë, çdo ditë.

Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht.

Deklarata e bërë sot nga Middleton shpjegon se përse ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në abdomen në janar.

“Testet e bëra pas operacionit zbuluan kancerin. Për këtë arsye, ekipi im mjekësor më këshilloi që të nisja një sërë seancash kemioterapie parandaluese dhe tashmë jam në fazat e hershme të trajtimit.”

Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm.”

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com