Vendimi i mediave të mëdha prestigjoze, si Associated Pres dhe Reuters për të fshirë foton ku Princesha e Uellsit Kate Middleton pozonte me fëmijët me rastin e Ditës së Gruas pas operacionit të kryer ka tërhequr vëmendjen duke e kthyer ngjarjen në një “triller”, plot mister.
Sakaq, një reagim ka ardhur edhe nga Daniela Esler, komentatorja e Oborrit Mbretëror e cila hedh dyshime për raportin e princ William me dukeshën, Middleton. Kjo për faktin se si ai dhe mbreti Charles zgjodhën të heshtnin, teksa rrjeti “gumëzhinte” dhe “kryqëzoi” princeshën.
Pavarësisht rolit të saj si një figurë e shquar brenda monarkisë, Kate u përball me reagime të shumta pas incidentit të redaktimit të fotografive.
Elser tha se pavarësisht se ishte ai që shkrepi foton, Princ William nuk e mbështeti atë publikisht. Duket se raportet mes çiftit janë ftohur, mes spekulimeve edhe për një lidhje sekrete të William me modelen Sarah Rose Hanbury.