Presion mbi kryetaren e GJK? Lorenc Vangjeli: Kambanë e frikshme alarmi! Nëse është e vërtetë, Holta Zaçaj të tregojë emra

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo tha se nëse deklarata e kryetares së GJK se mbi të ka pasur presion politik, ekononik apo mediat është e vërtetë, do ishte kambanë alarmi.

Vangjeli tha se Zaçaj duhet të thotë emra se kush i ka bërë presion. Më tej, Vangjeli u shpreh se vendi rrezikon që të hyjë në krizë kushtetuese.

Lorenc Vangjeli: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese pretendon se mbi të ka pasur presion politik, ekonomik, mediatik. Nëse kjo është e vërtetë është kambana më e frikshme e alarmit që duhet të ngrihet mbi shoqërinë shqiptare dhe duhet të na trondisë më shumë se një tërmet. E thënë vetëm në këtë mënyrë është shumë pak.

Të jesh nëpunës publik dhe sidomos në një lartësi të tillë të epërme të një institucioni kaq të rëndësishëm, kaq të posaçëm dhe kaq delikat të jep edhe detyrimin nuk mund të flitet me fjalë të përgjithshme, të thotë presioni politik më vjen nga, presionin ekonomik ma bën cili dhe kush, dhe presioni mediatik i cili është një term mjaft i gjerë duhet identifikuar dhe duhen gjetur arsyet pse është ky presion dhe me radhë. Kam frikë se këtu nuk përfundon, por këtu fillon. Dhëntë zoti që titullit tuaj me pikëpyetje “Kriza Kushtetuese”? mund t’i hiqet pikëpyetje dhe ne rrezikojmë të hyjmë në një krizë në Gjykatën Kushtetuese./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com