Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në Stamboll, ku është takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Osmani, përmes një postimi në platformën “X” shkruan se i ka shprehur mirënjohje Turqisë për angazhimin në sigurinë e rajonit.
“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan Osmani.