Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet shqip Begajt: Bashkë drejt integrimit europian

Presidentja e Zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj pas mesazhit të urimit të këtij të fundit.

Në përgjigjen e saj Silanovska-Davkova shprehet se çelësi i integrimit të Ballkanit në BE qëndron te bashkëpunimi.

Ajo ka ftuar Presidentin Begaj të vijojnë punën në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare për integrimin e përbashkët në BE.

Postimi i Silanovska-Davkova:

I nderuar President Begaj (@BajramBegajAL),

Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj, së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare , si dhe në integrimin tonë evropian .

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com