Presidentja e Sllovenisë në Shqipëri, takime nga Rama e Begaj, tek Veliaj

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar nis sot vizitën dy ditore në Shqipëri, ku do të pritet nga homologu Bajram Begaj, dhe së bashku do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambienteve të reja të ambasadës së Sllovenisë.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja sllovene, së bashku me kreun e shtetit shqiptar do të mbajnë një konferencë për gazetarët dhe rreth mesditës do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të kenë një bisedë kokë më kokë.

Presidentja sllovene, do të mbajë edhe një fjalim në Parlament, pas takimit që do të zhvillojë me Kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërkohë që do të pritet në një takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com