Presidentja e re e quajti vendin e saj “Maqedoni”, reagon DASH: SHBA mbetet e vendosur për marrëveshjen e Prespës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, i cili gjatë betimit e quajti vendin e saj thjesht “Maqedoni”.

Në përgjigje të interesit të mediave greke, një zëdhënës i DASH ka deklaruar se “SHBA mbetet e vendosur ndaj marrëveshjes së Prespës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “me formimin e një qeverie të re dhe zgjedhjen e një kryeministri të ri, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, raporton Protothema.

Nje dite me pare edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente në një ceremoni parlamentare të dielën.

“BE-ja rithekson rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha zëdhënësja e BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, Nabila Massrali, tha në një komunikatë të dielën./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com