Presidenti shpërndau Parlamentin, çfarë pritet të ndodhë tani në Gjermani?

Presidenti federal gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shpërndarë Bundestagun, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë planifikuar të mbahen më 23 shkurt të vitit të ardhshëm. Ai reagoi fillimisht ndaj prishjes së koalicionit të tringjyrësh në nëntor dhe humbjes së votës së besimit nga kancelari Olaf Scholz (SPD) në Bundestag pak para Krishtlindjeve.

“Të dashur bashkëqytetarë, kam vendosur sot të shpërndaj Bundestagun e 20-të gjerman dhe të caktoj zgjedhje të reja në 23 shkurt të vitit të ardhshëm. Një letër për këtë sapo i është dorëzuar Presidentit të Bundestagut gjerman. Sipas votimit të besimit, qeveria aktuale nuk ka më shumicë. Megjithatë, as në bisedime nuk kam mundur të njoh asnjë mazhorancë për një qeveri të përbërë ndryshe. Prandaj jam i bindur se tani zgjedhje e reja janë në rrugën e duhur përpara për të mirën e vendit tonë”, tha Frank-Ëalter Steinmeier, President i Gjermanisë.

Qeveria e ardhshme federale ka detyra të mëdha përpara saj, tha Steinmeier. “Kjo është arsyeja pse javët e ardhshme duhet të jenë rreth gjetjes së zgjidhjeve më të mira për sfidat e kohës sonë. Ai përmendi situatën e pasigurt ekonomikisht, e cila po shkakton vështirësi për kompanitë dhe po rrezikon vendet e punës, si dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën e cila ka dhënë efekte edhe në Gjermani. Problem mbetet edhe çështja urgjente e kontrollit të imigracionit dhe integrimit, ndryshimet klimatike dhe bashkëjetesa paqësore dhe e sigurt në vendin tone, the Presidenti i Gjermanisë.

Pavarësisht se si do të rezultojnë zgjedhjet, një gjë është e sigurt: Bundestagu i ri do të ketë një përbërje krejtësisht të ndryshme nga ai i mëparshmi, theksojnë mediat gjermane. Mbi të gjitha, do të jetë shumë më i vogël. Sepse pas reformës së ligjit zgjedhor të koalicionit tringjyrësh, numri i mandateve do të kufizohet në 630. Kjo arrihet kryesisht duke eliminuar mandatet e tejkalimit dhe kompensimit. Në vitin 2021, 735 anëtarë u zgjodhën në Bundestag. Konservatorët kanë një epërsi të rehatshme prej më shumë se 10 pikësh ndaj SPD në shumicën e sondazheve. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është pak përpara partisë së Scholz-it, ndërsa të Gjelbrit janë në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com