Presidenti kinez: Askush nuk mund ta ndalojë ribashkimin tonë me Tajvanin

Xi Jinping nuk harroi Tajvanin në fjalimin e tij të Vitit të Ri, duke thënë se asnjë vend nuk mund të ndalojë “ribashkimin” e Pekinit me Taipein.

“Njerëzit në të dy anët e ngushticës së Tajvanit janë një familje. Askush nuk mund të prishë lidhjet tona familjare dhe askush nuk mund të ndalojë prirjen historike të ribashkimit kombëtar”, tha presidenti kinez.

Vihet re se në fjalimin e tij të Vitit të Ri vitin e kaluar, Xi kishte thënë gjithashtu se “ribashkimi i Kinës dhe Tajvanit është i pashmangshëm dhe se njerëzit nga të dyja palët duhet të jenë të lidhur me një sens të përbashkët qëllimi.”

Kina e konsideron Tajvanin territorin e saj, megjithatë, Tajvani hedh poshtë pretendimet e Pekinit, duke thënë se “vetëm njerëzit e saj mund të vendosin të ardhmen e tyre dhe Pekini duhet të respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez”.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit njoftoi zbulimin e disa avionëve dhe anijeve ushtarake të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze (PLA) rreth ishullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com